Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun (DËSHMIA)

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20-vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.

27 Nëntor 2023, 12:08 Nga A.B
Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës,
Marash Gjoklaj

TIRANË- Lihet në burg Marash Gjoklaj, i riu që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.

I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denocua nga një 19-vjeçare me pretendimin se e kishte mgacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës. Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20-vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht./Dosja.al

marash gjoklaj

Sondazh

Poll