Aktualitet

Reshjet e dëborës në vend/ Disa fshatra në Kukës ende pa energji, rrugët nacionale të qarkullueshme normalisht

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë ditës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.

26 Nëntor 2023, 18:39 Nga r.ll
Reshjet e dëborës në vend/ Disa fshatra në Kukës ende
foto ilustruese

KUKËS- Prej dy ditësh vendi është  përfshirë nga temperatura të ulëta gjatë ditëve të fundit. Në shumë zona në veri u raportua për bllokim të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës. Ndërkohë në Kukës situata aktuale është në normalitet, pas ndërhyrjes së autoriteteve rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 17:00 është si më poshtë:

• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë ditës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.

Situata në bashkitë e Qarkut Kukës:
• Bashkia Kukës

Rrugët rurale në administrim janë të kalueshme me zinxhirë, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod dhe Kalis në të cilat është punuar për ç’bllokimin e tyre.

• Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Administrative në ato zona ku kanë rezultuar të bllokuara.

•Furnizimi me energji elektrike mungon në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Surroj dhe Arrën Bashkia Kukës
•Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll