Aktualitet

Mori me qira tri makina dhe më pas i shiti, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Beko, në bashkëpunim me 2 punonjës të DRSHTRR Elbasan, ka shitur 3 automjete që i kishte marrë me qira.

26 Nëntor 2023, 11:55 Nga A.B
Mori me qira tri makina dhe më pas i shiti, arrestohet 37-vjeçari
Policia Elbasan

ELBASAN– Thanas Beko, 37-vjeç është arrestuar në Elbasan. Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë shitur 3 automjete, që i kishin marrë me qira. 

Beko, në bashkëpunim me 2 punonjës të DRSHTRR Elbasan, ka shitur 3 automjete që i kishte marrë me qira. Në kërkim janë shpallur: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro./Dosja.al

elbasan thanas beko

Sondazh

Poll