Aktualitet

Zona e Qafë Murrizit ende problematike, policia thirrje shoferëve: Lëvizni me goma dimërore

Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve, ndërsa raportohet se në këtë zonë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

26 Nëntor 2023, 17:17 Nga r.ll
Zona e Qafë Murrizit ende problematike, policia thirrje shoferëve:
foto ilustruese

TIRANË- Segmenti rrugor në Qafë Murrizë vijon të jetë problematik për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.

Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve, ndërsa raportohet se në këtë zonë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të lëvizin me goma dimërore. Kujtojmë se një natë më parë rreth 300 persona mbetën të bllokuar në këtë aks për gati 5 orë, si pasojë reshjeve të dendura të dëborës. 

moti i keq ne shqiperi qafe murriz

Sondazh

Poll