Aktualitet

“Dua më shumë Shqipërinë”, ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, tenori i njohur Thanas Konini

Teatri Korçës ka shprehur ngushëllimet e ndjera dhe mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në jetën artistike të qytetit.

26 Nëntor 2023, 17:48 Nga r.ll
“Dua më shumë Shqipërinë”, ndahet nga jeta
Kori Lira

KORÇË- Tenori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Thanas Konini është ndarë sot nga jeta në moshën 71-vjeçare. Mësohet se Konini vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, ishte gjithashtu pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij. Ai do të kujtohet për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.

“Dua më shumë Shqipërinë”, ndahet nga jeta
thanas konini

Teatri Korçës ka shprehur ngushëllimet e ndjera dhe mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në jetën artistike të qytetit.

“Ikja e Koninit është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin “Lira”, artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë”, shkruhet në postim.

thanas konini

Sondazh

Poll