Aktualitet

I riu britanik kërcënonte të dashurën: Nëse më braktis, miqtë e mi shqiptarë do të qëllojnë ty dhe familjen

Ai shkoi me tej me kërcënimet dhe rreth 2 vite me rradhë i thoshte të resë se nëse do ta linte, atëherë do u thoshte miqve të tij shqiptarë që ta qëllonin atë dhe familjarët e saj, përfshirë mbesën 4 vjeçare.

26 Nëntor 2023, 14:22 Nga A.B
I riu britanik kërcënonte të dashurën: Nëse më
Autori

BRITANI E MADHE- Një 23 vjeçar në Britaninë e Madhe është arrestuar këtë javë nga policia britanike pasi akuzohet për kërcënimin e ish të dashurës së tij. Fillimisht ai u bë i ashpër ndaj saj për shkaqe xhelozie duke e dhunuar shpesh fizikisht, më pas e kërcënonte se do të vriste veten nëse do t’i jepte fund marrëdhënies.

Ai shkoi me tej me kërcënimet dhe rreth 2 vite me rradhë i thoshte të resë se nëse do ta linte, atëherë do u thoshte miqve të tij shqiptarë që ta qëllonin atë dhe familjarët e saj, përfshirë mbesën 4 vjeçare.

"Unë besoj se ai do të më vrasë kur të dalë jashtë. Jam shumë i frikësuar dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë."- u shpreh ajo pas arrestimit të 23 vjeçarit.

Sondazh

Poll