Aktualitet

ARRSH: Të gjitha akset nacionale të kalueshme, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

ARRSH thotë se temperaturat kanë zbritur deri në -6 në zonat malore.

26 Nëntor 2023, 10:34 Nga A.B
ARRSH: Të gjitha akset nacionale të kalueshme, drejtuesit e mjeteve
Debore

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Me anë të një njoftimi, ARRSH thotë se temperaturat kanë zbritur deri në -6 në zonat malore.

NJOFTIMI I ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll