Aktualitet

Reshjet intensive të dëborës, mungon energjia elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve sidomos në segmentet rrugore që të çojnë në fshatrat turistike në segmentin e Dardhës duhet të përdoren gomat dimërore.

26 Nëntor 2023, 09:54 Nga A.B
Reshjet intensive të dëborës, mungon energjia elektrike në
Bora

KORÇË- Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë gjatë natës. Nga reshjet u përfshi zona e Dardhës, në aksin Kryq Boboshtice-Dardhë, por situata u normalizua.

Pati reshjeve intensive edhe në Qafë Thanë edhe në këtë aks është punuar me 4 borëpastruese për të shmangur çdo lloj problemi në qarkullimin e automjeteve aktualisht situata paraqitet e normalizuar ndërsa në të gjitha akset e tjera të juglindjes së vendit nuk ka pasur probleme.

Janë segmentet e fshatrave malore ato që po rishikohen sot në mëngjes për kriposje. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë probleme nga moti i keq ndërsa sa i përket mungesës së energjisë elektrike ka në fshatra të bashkisë Maliq dhe Pogradec, por po punohet për riparimin e tyre nga grupet e punës të cilat ndodhen në terren.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve sidomos në segmentet rrugore që të çojnë në fshatrat turistike në segmentin e Dardhës duhet të përdoren gomat dimërore. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll