Aktualitet

Rihapet për qarkullimin e makinave rruga e Arbrit, vijon puna për pastrimin e rrugës nga akulli

Edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

26 Nëntor 2023, 09:57 Nga A.B
Rihapet për qarkullimin e makinave rruga e Arbrit, vijon puna për
Debore

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia u angazhua duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit

Sondazh

Poll