Aktualitet

Hapen rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, dyndje turistësh drejt Korçës

Prej pasdites së djeshme ka qarkullim të rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës.

26 Nëntor 2023, 09:21 Nga A.B
Hapen rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, dyndje turistësh
Borepastrueset

KORÇË- Pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë, të gjitha akset nacionale janë të hapura në zonën e Korçës. Edhe segmentet drejt Dardhës e Voskopojës. Trashësia në këto fshatra arrin deri në 7 cm. U punua gjatë natës për hapjen e rrugëve. Prej pasdites së djeshme ka qarkullim të rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës.

Sipas informacioneve, nuk ka problematika dhe bllokime rrugësh, ndërsa temperaturat janë të ulëta./Dosja.al

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll