Sport

VIDEO/ Seferi të le pa fjalë, gol “in extremis” dhe i jep tri pikë skuadrës së tij arabe...

Ky ishte goli i tretë sezonal për Seferin, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe

25 Nëntor 2023, 20:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Seferi të le pa fjalë, gol “in extremis” dhe i jep

EMIRATET ARABE - Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, vendosi fatin dhe i siguroi fitoren 0-1 skuadrës të tij të Baniyas, në sfidën në transfertë ndaj Hatta.

Ai shënoi në minutën e katërt shtesë (90’+4), duke i dhënë edhe ngjyra emocionuese golit të tij. Skuadra e Baniyas luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60-të, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.

Sulmuesi kuqezi u shërbye me një vertikalizim perfekt dhe nuk fali para portës, duke shënuar golin me vlerë fitoreje. Suksesi i sotëm ka ngjitur Baniyas në vendin e gjashtë në kampionatin e Emirateve Arabe, ndërkohë që ky ishte goli i tretë sezonal për Seferin.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll