Sport

Carlo Ancelotti sulmon FIFA-n, ndërkohë që “sponsorizon” Xabi Alonson…

Para Cadiz-Real Madrid, Carlo Ancelotti ishte në një konferencë për shtyp. Trajneri ‘los blancos’ preku disa tema të nxehta.

25 Nëntor 2023, 20:17 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti sulmon FIFA-n, ndërkohë që

SPANJE - Real Madridi po përgatitet të rikthehet në garë, pas gati 2 javësh pushime ndërkombëtare. Në klubin e kryeqytetit spanjol ka pasur shumë të dëmtuar ditët e fundit, ku veçohen Camavinga dhe Vinicius. Përballë shtypit, Carlo Ancelotti iu rikthye “orarit djallëzor” të vendosur nga autoritetet. 

“Mendoj se kalendari nuk është i zbatueshëm dhe ata që e përgatisin duhet ta rishikojnë”, - shpjegoi fillimisht italiani. “Sot do të rritet numri i të dëmtuarve, sepse do të ketë më shumë ndeshje dhe zgjidhja e vetme është zvogëlimi i numrit të ndeshjeve. La Liga, UEFA dhe FIFA mund ta bëjnë këtë, por po bëjnë të kundërtën”,- tha ai, siç raporton “Marca”.

Trajneri i Real Madridit u rikthye më pas në formën e skuadrës së tij. “Ne kishim disa dëmtime që na lënduan, por skuadra është bërë mirë. Ne ishim konkurrues pavarësisht mungesave. Skuadra po ecën mirë dhe ne mund të qëndrojmë, pavarësisht këtyre problemeve. Grupi më jep shumë besim. Është një mundësi për të treguar se sa të mirë jemi”,- shpjegoi Carlo Ancelotti. 

I shpallur shpesh, si zëvendësuesi i tij i denjë në krye të Real Madridit, Carlo Ancelotti u pyet edhe për Xabi Alonson dhe italiani nuk kishte mungesë lëvdatash për ish-ndërkombëtarin spanjol. “Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po bën një karrierë fantastike si trajner, sepse ka cilësitë perfekte. Më pëlqen shumë si trajner. Ai është një nga trajnerët që më pëlqen më shumë, së bashku me Thiago Mottan. Ai ka profilin për të qenë trajner në Madrid, sepse e njeh klubin dhe është shumë popullor”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll