Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares, në podcastin e Kryeministrit Rama… Ndiqeni bisedën

“Nuk na donin as familjarë tanë”, Hysaj tregon periudhën e errët të Kombëtares

25 Nëntor 2023, 18:51 Nga DOSJA

Kuqezinjtë e Kombëtares, në podcastin e Kryeministrit

TIRANE - Disa prej lojtarëve të kombëtares ishin të ftuar dhe u bënë pjesë e podcastit të Kryeministrit, Edi Rama. Folën të gjithë me radhë, dy nga katër kapitenët Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti, por edhe Federik Veseli edhe të rinjtë Mario Mitaj, Myrto Uzuni dhe Elhan Kastrati.

Gjatë bisedës, njëri prej tyre, Elseid Hysaj tregoi si u përjetua ajo periudhë e errët që kaloi Kombëtarja deri para mbërritjes së Sylvinhos. Mbrojtësi që aktivizohet me Lazion, është shprehur se trajneri brazilian di si t’ju japë siguri lojtarëve, ndërsa i bën ata të ndjehen si më të mirët.

“Ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta, që kemi pas në këtë kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet, të jep siguri në vetvete, të bën të besosh që t’i je lojtar i fortë dhe mund të bësh më shumë sesa herët e tjera.

Siç e the edhe Ti, ke ardhur në stadium dhe ke ikur në minutën e 70-të, por ne qysh në minutë të parë e kemi pasur këtë kokën duke na plasur, sepse nuk po ecte mirë në ato vite që me të vërtetë besoj kanë qenë vitet më të këqija që kemi kaluar ndonjëherë, në kombëtare dhe ne vetë.

Njerëzit nuk na donin, as familjarët tanë nuk na donin në një moment. Ardhja e trajnerit të ri, pozitiviteti që na ka dhënë trajneri dhe vetëbesimi i gjithë lojtarëve, na ka bërë të rritemi dhe ne, pas Polonisë, kur luajtëm atje, të gjithë po flisnim me njëri-tjetrin që me të vërtetë mund t’ia dalim këtë vit, sepse e pamë që dimë të luajmë, kemi kualitet, kemi lojtarë, po nuk qe njëri, futet tjetri që i jep një dorë dhe është ndoshta edhe më mirë sesa tjetri që ishte në fushë dhe besoj që kjo ka qenë pika më e fortë e jona që ka ndryshuar”,- u shpreh Hysaj.

Ndërkohë Frederik Veseli, në një moment gjatë bashkëbisedimit theksoi se në Europianin e Francës ishte ai që ia zuri vendin Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shtoi se kjo është një temë, e cila ende e prek në momentin kur hapet dhe kujtohet se si në atë kohë De Biasi e la jashtë Gjimshitin. Ndër të tjera, Veseli u shpreh se në Gjermani pret shumë atmosferë nga tifozët shqiptarë dhe sipas tij detyra e skuadrës është që në fushë të pasqyrojë pikërisht harmoninë e tifozave kuqezi.

“Po në fakt unë isha në Europian, por nuk bëra kualifikime. I ka bërë të gjitha Berati dhe ia mora vendin unë. Më seleksionoi mua trajneri. Dhe doja të thoja para Beratit, që çdo here që vjen kjo bisedë, duket sikur ka një “elefant” në dhomë për mua, por fakti është që futbolli ka tendenca dhe ndryshon shumë, them dhe për ata që shqiptarë që kanë peshë në Europë,”- tha Veseli.

Folën edhe Mitaj dhe Uzuni… ndiqni bashkëbisedimin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll