Sport

Komisioni i Disiplinës nuk fal, ndëshkohet Tirana - “viktimë” e sjelljes së tifozëve të saj

Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, në mbledhjen e fundit…

25 Nëntor 2023, 17:49 Nga DOSJA

Komisioni i Disiplinës nuk fal, ndëshkohet Tirana -

TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të fundit, ka analizuar ngjarjet dhe episodet e vërejtura në kundërshtim me rregulloret e garës gjatë ndeshjeve të javës së 13-të të kampionatit të Superiores, por edhe kategorive më të ulta.

Bie në sy se klubi i Tiranës, ka qenë ai më i ndëshkuari dhe kjo për shkak të sjelljes së tifozëve bardheblu të kryeqytetit në ndeshjen ndaj Kukësit (3-2).Ja vendimet e marrura nga Komisioni i Disiplinës…

1. Zyrtari i FK Erzeni, Alfred Deliallisi në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe hedhjen e sendeve në fushë, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. Zyrtari i KS Besa, Jurgen Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i KF Tërbuni, Bujar Mehaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i KF Partizani U-16, Aldo Duro, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Zyrtari i AF Elbasani U-16, Luan Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FC Pepa U-19, Zeid Notolli, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i Labëria FC U-19, Jetmir Zana, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i KF Shkodra U-19, Endri Lujkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Taip Piraniqi, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të Shkëndija Tiranë U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Argid Shema, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Aldi Spahia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-19, Joni Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Pranimin e kërkesës së KF Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Klejdi Dibra në bazë të nenit 75 të KDE.

16. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga  AF Elbasani U-17 të lojtareve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Flamurtari FC U-17.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll