Sport

VIDEO/ Sherr midis Darvin Nunez dhe Pep Guardiolas në fund të ndeshjes... Klopp dhe të tjerë nga stafet ndërhyjnë për t’i ndarë

Ndeshja në “Etihad” u mbyll me barazim 1-1, futbollisti i “Reds” debaton me trajnerin e Cityt

25 Nëntor 2023, 16:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Sherr midis Darvin Nunez dhe Pep Guardiolas në fund të

ANGLI - Ndeshja e kësaj të shtune midis Manchester City-Liverpool përfundoi në barazim (1-1), por sakaq u shënua edhe nga një përfundim i nxehtë mes Darvin Nunez dhe Pep Guardiolës. 

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, trajneri spanjol ka përshëndetur Jurgen Klopp dhe më pas sulmuesin uruguajan Darvin Nunez. 

Pikërisht në ato momente, pas një shkëmbimi fjalësh, atmosfera u nxeh dhe ish-sulmuesi i Benficas u desh të largohej nga trajneri i tij Jurgen Klopp dhe disa bashkëlojtarë për të qetësuar situatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll