Aktualitet

Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

25 Nëntor 2023, 18:14 Nga a.l
Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik
Korçë

KORÇË-  Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës. Rreshje intensive janë regjistruar në Qafë Thanë ndërkohë që aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht fshati turistik i Dardhës. Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

"Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", njofton policia.  

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll