Aktualitet

Mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë kërkojnë rritjen e organit gjenital!

Sipas Hoxhës, shumë meshkuj nuk dihen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë zmadhim të organit gjenital.

24 Nëntor 2023, 21:20 Nga I.A
Mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë kërkojnë rritjen e organit
Senera Hoxha

TIRANË- Mjekja estetiste, Senera Hoxha, teksa fliste për disa ndërhyrje që kanë bërë disa nga figurat publike shqiptare, tregoi se botoksi, ndërhyrja në hundë dhe tek veshët janë kërkesat më të shumta. E ftuar në emisionin 'Shqipëria Live' në Top Channel, Hoxha shtoi se gjithnjë e më shumë meshkujt shqiptarë po kërkojnë ndërhyrje në organin gjenital. Sipas Hoxhës, shumë meshkuj nuk dihen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë zmadhim të organit gjenital. 

“Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë. Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operación të tillë,” tha mjekja.

senera hoxha

Sondazh

Poll