Aktualitet

'Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani'/ Drande Xhaj mes lotësh për humbjen e aktorit të humorit: Ai ka qenë i jashtëzakonshëm

Aktorja tregoi se ishte takuar me Zefin para dy netësh, ku kishte shkuar ta takonte bashkë me kolegë të tjerë.

24 Nëntor 2023, 12:00 Nga a.l.
'Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani'/ Drande Xhaj
Drande Xhaj

SHKODËR- Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhaj ka treguar mes lotësh takimin e fundit me aktorin humorist, Zef Deda i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo ka qenë prej vitesh partnerja e tij në skenë. 
Në një lidhje telefonike për News24, aktorja tregoi se ishte takuar me Zefin para dy netësh, ku kishte shkuar ta takonte bashkë me kolegë të tjerë.

“Para dy netësh shkuam dhe ta shihnin. Me Milotin dhe Kulçin. Kemi shkuar për të, jemi interesuar për shëndetin e Zefit. Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani.  Ishte i ri për t’u larguar nga jeta. Na ka lënë një dhimbje të tmerrshme, por ishte Chaplini shqiptar. Është aktori fenomen. E kemi dashur si pjesë e familjes. Na mungon jo vetëm si artist, por dhe si njeri. Kam qenë partnere në skenë e Zef Dedës. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

 

zef deda drande xhaj

Sondazh

Poll