Politike

Berisha: Taulant Balla ka dalë në përgjime, ja lidhja me Bajrajt e Shkodërs

Berisha u shpreh se Balla ka dalë në përgjime kilometrike, të cilat po përpiqet ti asgjësojë, por ato janë edhe në Francë.

23 Nëntor 2023, 23:01 Nga I.A
Berisha: Taulant Balla ka dalë në përgjime, ja lidhja me Bajrajt
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Taulant Balla duke thënë se emri i tij ka dalë në përgjime. I ftuar në “Now” në Euronews Albania, Berisha u shpreh se Balla ka dalë në përgjime kilometrike, të cilat po përpiqet ti asgjësojë, por ato janë edhe në Francë. Sipas Berishës në ato përgjime del lidhja e ministrit me personazhe të njohur të botës së krimit, siç janë Bajrajt.

“Taulant Balla është i regjistruar duke ndërsyer banditë jashtë kundër Sali Berishës. Taulant Balla është regjistruar nga prokuroria se ka porositur vrasje. Nëse keni kuriozitet bëni një kërkim, keni me dhjetëra artikuj për këtë sepse tjetri ka deklaruar në sallën e gjyqit që Taulant Balla, kur e mori vesh se Ravik Gura mësoi se në interceptime, kishte porositur vrasje, Ravik Gura u zhduk.

Merrni publikimet  që kanë bërë për procesverbalin e zhdukjes së regjistrimeve për Taulant Ballën kur të tjerët  regjistruan. Prokurorët e Elbasanit në vend që të japin për hetim dosjen e zhdukën atë. Taulanti ka kilometra me biseda në “SKAP” për tendera për anëtarin e bandës së Elbasanit. Ai po bën të pamundurën që të zhduken transkriptimet, po ato janë në Francë. Taulanti me dokumente zyrtare, Bajrajt thonë se punën e ligjit të lojërave të fatit e kanë zgjidhur me Taulantin, është e regjistruar kjo”, tha Berisha.

sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll