Politike

U përmend emri në Dosje, Berisha flet për vajzën: U bë me urdhër të Ramës

Po ashtu Berisha shtoi se vetë kryetari i ILDK-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai.

23 Nëntor 2023, 22:38 Nga I.A
U përmend emri në Dosje, Berisha flet për vajzën: U bë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me përmendjen e emrit të vajzës së tij Argita Malltezi në dosjen SPAK. I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, Berisha tha se vajza e tij, përmendet në dosje pasi akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë e Jamarbër Malltezit. Po ashtu Berisha shtoi se vetë kryetari i ILDK-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai. Sipas Berishës, përmendja e emrit të Argita Malltezit në këtë dosje është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.

“Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh. Këtu e ke tre a katër herë emrin e saj, për të bërë Edi Rama ekuivalencën e thjeshtrës së familjes, e cila shkatërron rrjetin e arkitekteve dhe studiove në Shqipëri sepse fiton thuajse çdo tender me kompani të huaj në kundërshtim flagrant me ligjin. Ligji vajzën time, vajzën apo djalin e kryeministrit nuk e lejon në mënyrë kategorike të marrë pjesë në asnjë tender dhe të ketë asnjë përfitim veçse si rrogëtar nga sektori publik. Edi Rama për të bërë një lloj barazimi, i fut mercenarët e vetë që të thonë se nuk ka deklaruar. Aq më tepër kjo është një pasuri e trashëguar nga Abi Malltezi”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll