Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Mësohet se në pranga ka rënë Musa Rama, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 10 vite burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

23 Nëntor 2023, 16:12 Nga I.A
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 65-vjeçari në
Policia

TIRANË- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, i shpallur në kërkim më para. Mësohet se në pranga ka rënë Musa Rama, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 10 vite burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën "Arkitekt Kasemi", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”. Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

musa rama

Sondazh

Poll