Aktualitet

Dy automjete përplasen në aksin Lushnje-Fier, makina me 4 persona përfundon në kanal, tre prej tyre të mitur

Në mjetin tjetër udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

23 Nëntor 2023, 13:58 Nga r.ll
Dy automjete përplasen në aksin Lushnje-Fier, makina me 4 persona
foto e makines ne kanal

LUSHNJE- Një aksident është raportuar se ka ndodhur  në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës, ku dy mjete tip fuoristrada në tentativë parakalimi janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë një nga automjetet ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë, por fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne aksin lushnje-fier

Sondazh

Poll