Aktualitet

FOTO/ Sherri në Vorë, kush është ushtaraku i arrestuar, qëlloi me armën e shërbimit autorin që i plagosi të vëllanë në makinë

Muzhaqi ka qenë shofer në makinë në momentin kur ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.

23 Nëntor 2023, 14:29 Nga a.l
FOTO/ Sherri në Vorë, kush është ushtaraku i arrestuar,
Ermal Muzhaqi

TIRANË- Personi që shihni në foto është, Ermal Muzhaqi, oficeri i ushtrisë i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Vorë.

Muzhaqi ka qenë shofer në makinë në momentin kur ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27- vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur. Më pas ai është dorëzuar në polici ku edhe ka dorëzuar armën. 

ermal muzhaqi ergest hoxha kidi muzhaqi

Sondazh

Poll