Aktualitet

Sherr në Vorë/ 34-vjeçari plagos me thikë të riun, vëllai ushtarak i 'kthehet' me armën e shërbimit (EMRAT)

Ermal Muzhaqi, ushatarak, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Hoxhën. Më pas është dorëzuar në polici së bashku me armën e shërbimit. 

23 Nëntor 2023, 13:06 Nga a.l
Sherr në Vorë/ 34-vjeçari plagos me thikë të riun,
Policia

TIRANË- Dy plagosje kanë ndodhur në Vorë, mesditën e sotme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ku një 34-vjeçar i identifikuar me emrin Ergest Hoxha ka plagosur me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi pasagjer në një makinë me vëllain e tij, Ermal Muzhaqi. Ky i fundit ushatarak, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Hoxhën. Më pas është dorëzuar në polici së bashku me armën e shërbimit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër). Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H. Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

ergest hoxha kidi muzhaqi ermal muzhaqi

Sondazh

Poll