Aktualitet

Vidhet banesa në Lushnje/ "Të kanë bërë magji", autorja vë në gjumë 65-vjeçaren, i merr 13 milionë lekë

Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte në shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.

23 Nëntor 2023, 13:35 Nga r.ll
Vidhet banesa në Lushnje/ "Të kanë bërë
jalldize ibraliu

LUSHNJË- Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhamë të Lushnjes. Autorja pa bërë shumë zhurmë, vodhi plot 13 milionë lekë nga shtëpia e familjes Ibraliu. Pronarja e banesës, 65-vjecarja Jalldize Ibraliu, e cila është e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë, ku u prezantua se vinte nga Tetova dhe më pas kërkoi ujë.

65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë. E zonja e shtëpisë thotë se nuk e mban mend se si grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.

Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.

Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte në shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.

Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te shtëpive te fshatit me qellim identifikimin dhe arrestimin e autores se grabitjes.

vidhet banesa ne lushnje jalldize ibraliu

Sondazh

Poll