Aktualitet

Hapi derën e autobusit, dëmtohet pasagjerja e moshuar/ Arrestohet shoferi i linjës urbane në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Zogu i Parë" në kryeqytet, ndërsa mësohet se e moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

23 Nëntor 2023, 12:38 Nga r.ll
Hapi derën e autobusit, dëmtohet pasagjerja e moshuar/ Arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 64-vjeçar, shofer i linjës urbane në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi hapi aksidentalisht derën e autobusit dhe si pasojë u dëmtuar një 78-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Zogu i Parë" në kryeqytet, ndërsa mësohet se e moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

- Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobuz, në bulevardin "Zogu i Parë", dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

arrestohet shoferi i urbanit tirane

Sondazh

Poll