Aktualitet

Dyshohet se shkaku ishte trafiku i marijuanës, plagoset me armë zjarri shqiptari në Bracelonë

Shqiptari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën, pavarësisht plagëve që ka marrë në këmbë.

23 Nëntor 2023, 12:11 Nga r.ll
Dyshohet se shkaku ishte trafiku i marijuanës, plagoset me armë zjarri
foto ilustruese

BARCELONË- Një plagosje me armë zjarri është kryer mbrëmjen e djeshme në Barcelonë ndaj një shqiptari. Ngjarja e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, dyshohet se ka pasur lidhje me trafikun e marijuanës. 

Autoritetet policore kanë marrë një njoftim se një përplasje mes të paktën dy personave ka lënë të plagosur njërin prej tyre, pasi është qlluar me armë zjarri. Sipas asaj që kanë shpjeguar për ElCaso burime të njohura me hetimin, shqiptari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën, pavarësisht plagëve që ka marrë në këmbë.

Përplasja që solli dhe të shtënat me armë dyshohet se ka të bëjë me një grabitje që mund të lidhet me trafikun e lëndëve narkotike të marijuanës dhe personave me kombësi shqiptare. 

Shqiptari i plagosur nga të shtënat në Katalonjë ka mundur të evakuohet në spitalin Trias y Pujol, në vetë Badalona. Policia ka një hetim të hapur dhe kanë dëgjuar tashmë deklaratën e të plagosurit, e cili mbështet versionin e grabitjes dhe mundësinë që të jetë një çështje e lidhur me marihuanë.

plagoset shqiptari ne barcelone

Sondazh

Poll