Sport

Arda Turan viktimë e mashtrimit: “Kam humbur 13 milionë euro, të gjitha kursimet e mia”

Ish-mesfushori turk, i cili luajti për Barcelonën dhe Atlético Madrid, i investoi paratë në një fond

23 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Arda Turan viktimë e mashtrimit: “Kam humbur 13 milionë euro,

SPANJE - Pas një karriere në qarqet më të larta të futbollit botëror, Arda Turan mbeti pa asgjë. Ish-lojtari turk 36-vjeçar, i cili vari këpucët pak më shumë se një vit më parë, i humbi të gjitha kursimet e tij pasi ra në grackën e një mashtrim të kryer nga drejtoresha i një banke, Denizbank, me qendër në Stamboll.

Turan, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për klube si Atlético Madrid, Barcelona dhe Galatasaray, ku e mbylli karrierën e tij në verën e vitit 2022, drejton gishtin drejt një gruaje të quajtur Seçil Erzan. 

“Më mashtroi duke thënë ‘kushdo që investon në këtë fond do të ketë fitim’. I dhashë më shumë se 13 milionë euro. Të gjitha paratë që fitova me mundin tim, puna e viteve u zhdukën”,- ka pranuar i dëshpëruar ish-mesfushori. 

"Më mashtroi dhe më mori paratë që fitoja nga puna. Më vjen keq, por ky incident më lodhi... Të gjitha kursimet e mia u zhdukën në një çast,"- shtoi ai.

Turan nuk ishte i vetmi klient i mashtruar nga drejtoresha e Denizbank. Uruguajani Fernando Muslera, portieri i Galatasaray, është një nga 18 viktimat dhe gjithashtu pranoi se ka humbur pothuajse një milion euro në këtë lloj fondi. Në shtypin turk flitet edhe për viktima të tjera, si Emre Belözoglu, trajner i Basaksehirit dhe ish-futbollisti Emre Colak.  

Gruaja dhe katër persona të tjerë tashmë janë ndaluar nga policia në kuadër të këtij procesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll