Sport

Balotelli dëshiron të jetë në Kampionatin Evropian: “Jam ende sulmuesi më i mirë italian”

Sulmuesi kontravers Italian pretendon se mund të thirret përsëri në kombëtare

23 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Balotelli dëshiron të jetë në Kampionatin Evropian:

TURQI - I diskutueshëm si gjithmonë, Mario Balotelli nuk ka luajtur për kombëtaren italiane që nga viti 2018.

Por kjo nuk e pengon atë të besojë, se është e mundur të thirret nga Luciano Spalletti për fazën finale të Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm, në Gjermani, ku skuadra transalpine do të mbrojë titullin që fitoi në vitin 2021, në finalen kundër Anglisë, në “Wembley”.

Duke folur për TVPlay , lojtari i Adana Demirspor (tre gola në pesë ndeshje këtë sezon) kritikoi sulmuesit që janë thirrur: Giacomo Raspadori (Napoli) dhe Gianluca Scamacca (Atalanta).

“Kur jam në formë, jam ende sulmuesi më i mirë italian. A luajtën Raspadori dhe Scamacca kundër Ukrainës (0-0)? Sa gjuajtje keni bërë bashkë? Dy? 

Dua të rikuperoj nivelin tim më të mirë dhe të jem gati për t'u thirrur. Unë e kam gjithmonë atë shpresë”, tha Balotelli, 33 vjeç, i cili ka luajtur me skuadrën ‘Azzurri’ në 36 ndeshje (14 gola) gjatë gjithë karrierës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll