Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetëm

23 Nëntor 2023, 11:01 Nga r.ll
Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në
policia shkoder

SHKODËR- Një 48-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetëm

NJOFTIMI I POLICISË

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll