23 Nëntor 2023, 10:48
Nga a.l
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër reagim nga arratia në lidhje me hetimet ndaj tij. Përmes një mesazhi në rrjetin social 'Facebook', ai ka publikuar një raport prej 420 faqesh në anglisht, ku i cilëson hetimet e SPAK si persekutim politik. Ai thotë se firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar.
Sipas Ahmetajt, në këtë raport bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, “pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar., shkruan ai.
REAGIMI I AHMETAJT:
Të nderuar Qytetarë,
Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysmë, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.
Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.
Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.
Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm.
Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…
arben ahmetaj
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 10:11
a.l
Eralb dhe Erzen Breçani
TIRANË- Të tjera detaje janë zbuluar nga aktiviteti i grupit kriminal të trafikut të drogës, ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 10:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga dosja hetimore e SPAK për grupin e kokainës që u godit janë zbuluar detaje të reja nga aktiviteti...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:54
a.l
Nasip Hoxha
SARANDË- Nasip Hoxha, drejtori i IKMT-së së Sarandës është arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 nëntor) pa...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:36
a.l
Eralbi Breçani
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga goditja e grupit kriminal prej 11 personash pak ditë më parë, ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:35
r.ll
vellezerit nela
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal, të goditur nga SPAK, ku në pranga ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:29
r.ll
anila grishaj
ITALI- Mes të dyshuarve në lidhje me vdekjen e Anila Grishajt, 26-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi jetë...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:10
a.l
Policia
TIRANË- Sektori Kundër Krimit Ekonomik në DVP Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në kryeqytet. A...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare.
Temperaturat minimale do të luhaten 5-13 gradë...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një qytetar ndihet i sigurt në vendin ku jeton kur ka besim te policia lokale, ecën vetëm i pashqetës...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 23:02
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ka informacion se një vit më parë, Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri ...