23 Nëntor 2023, 10:11
Nga a.l
Eralb dhe Erzen Breçani
TIRANË- Të tjera detaje janë zbuluar nga aktiviteti i grupit kriminal të trafikut të drogës, ku bënte pjesë edhe ish zv.drejtori i policisë në Tiranë, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. Sipas dosjes së SPAK, në përgjimet e zbardhura në aplikacionin sky në datën 8 janar 2021, grupi, më konkretisht, Ismail Zeneli, Besmir Murati, Eralbi Breçani dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar, bisedojë për një ngarkesë kokainë që pritet të kalonte nga Brazili. Eralbi u tregon se po drekonte me të atin, Erzenin, dhe ky i fundit i jepte instruksione si të ruhej, duke hequr telefonat pasi mund të përgjoheshin nga aplikacionet 'Sky'.
Anëtarët e grupit kriminal pasi janë informuar nga Breçani, mes shakash me njëri-tjetrin urojnë që nëse arrestohen të bien në të njëjtin sektor burgu, për të bërë muhabet.
Biseda mes anëtarëve të grupit kriminal:
Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.
*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, tek muri në fund, dopio mur.
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli...po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.
eralbi brecani erzen brecani ismail zeneli besnmir murati
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 10:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga dosja hetimore e SPAK për grupin e kokainës që u godit janë zbuluar detaje të reja nga aktiviteti...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:54
a.l
Nasip Hoxha
SARANDË- Nasip Hoxha, drejtori i IKMT-së së Sarandës është arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 nëntor) pa...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:36
a.l
Eralbi Breçani
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga goditja e grupit kriminal prej 11 personash pak ditë më parë, ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:35
r.ll
vellezerit nela
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal, të goditur nga SPAK, ku në pranga ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:29
r.ll
anila grishaj
ITALI- Mes të dyshuarve në lidhje me vdekjen e Anila Grishajt, 26-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi jetë...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 09:10
a.l
Policia
TIRANË- Sektori Kundër Krimit Ekonomik në DVP Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në kryeqytet. A...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare.
Temperaturat minimale do të luhaten 5-13 gradë...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një qytetar ndihet i sigurt në vendin ku jeton kur ka besim te policia lokale, ecën vetëm i pashqetës...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 23:02
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ka informacion se një vit më parë, Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri ...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 22:59
I.A
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ku ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK. I ftuar në emisionin...