Sport

Ish-futbollisti holandez dënohet për abuzim seksual me vajzën e tij 6-vjeçare: “U fut në shtrat me të...”

Tarik Oulida pengohet të kontaktojë me viktimën

23 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Ish-futbollisti holandez dënohet për abuzim seksual me vajzën e

SPANJE - Tarik Oulida, një ish-futbollist holandez 49-vjeçar, i cili luajti për Ajax-in dhe Sevillan, u dënua me dy vjet e gjysmë burg nga një gjykatë spanjole për sulm seksual të vajzës së tij në vitin 2011, e cila ishte vetëm 6-vjeçare atëhere.

Sipas 'De Telegraaf', në Holandë, gjykata e Marbella-s konstatoi se Oulida "u fut në shtratin e së bijës, i preku pjesët intime dhe e sulmoi". Ai gjithashtu pengohet të kontaktojë me viktimën. 

Pas vuajtjes së dënimit, ish-lojtari, i cili sipas uebsajtit ‘AD.nl’ është pjesërisht i pasigurt, do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e autoriteteve spanjole edhe për katër vjet e dy muaj të tjerë. Pas kësaj, nuk do të mund të hyjë në Spanjë për dhjetë vjet. Vendimi nuk është objekt ankimimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll