Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre/ Arrestohet drejtori i IKMT Sarandë, nuk ndihet mirë, transportohet në spital

Pak pasi policia ka mbërritur në banesën e tij për ta vënë në pranga, Hoxha ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin rajonal.

23 Nëntor 2023, 09:54 Nga a.l
Akuzohet për shpërdorim detyre/ Arrestohet drejtori i IKMT
Nasip Hoxha

SARANDË- Nasip Hoxha, drejtori i IKMT-së së Sarandës është arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 nëntor) pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Pak pasi policia ka mbërritur në banesën e tij për ta vënë në pranga, Hoxha ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin rajonal. Për arrestimin e tij ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa mësohet se kishte 5 muaj që kishte marrë detyrën. Pritet të zbardhen detaje të reja gjatë ditës. 

nasip hoxha

Sondazh

Poll