Politike

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Korreshi: Pak turp nuk keni? Kërkesa si përshkrimi i Sigurimit të Shtetit në komunizëm

Ai gjithashtu tha se deputetët që janë në listën e PS dhe që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.

22 Nëntor 2023, 14:26 Nga r.ll
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Korreshi: Pak turp nuk
saimir korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas njoftimit se mbledhja e Komisionit të Etikës sot në orën 15:00 do të zhvillohet online.

Duke kthyer përgjigje në e-mail, shprehet se kjo që ndodh është si në kohën e komunizmit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet fizikisht.

Ai gjithashtu tha se deputetët që janë në listën e PS dhe që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.

“Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste të përjashtoni të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit në kohët”, shkruan Korreshin në email.

 

saimir korreshi

Sondazh

Poll