Politike

A do të kërkojë Shqipëria anëtarësimin e Kosovës në NATO? Rama: Është absurde të pengohet në këtë proces

Ai falënderoi presidentin kroat që i ka bërë jehonë këtij qëndrimi në çdo tryezë të përbashkët të NATO-s.

22 Nëntor 2023, 12:45 Nga r.ll
A do të kërkojë Shqipëria anëtarësimin e
edi rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit, tha se Shqipëria është e bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.

Ai falënderoi presidentin kroat që i ka bërë jehonë këtij qëndrimi në çdo tryezë të përbashkët të NATO-s.

Rama theksoi se është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që gjithë NATO është jo vetëm më e vëmendshme ndaj Kosovës, por më e angazhuar gjithashtu.

“Ne jemi të bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO. Ndaj me (presidentin e Kroacisë) bindjen absolute, që është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që të gjithë së bashku në NATO jemi jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të angazhuar në Kosovë aktualisht. Dhe kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo lloj diskutimi. Ndërsa hezitimet për ta njohur Kosovën nga vendet e BE, NATO-s, janë jehonë e një të shkuare që është gjithmonë më pak relevante në krahasim me të tashmen që ka sjellë kaq shumë sfida të reja dhe që kërkon shumë më tepër unitet dhe shumë më tepër vështrim strategjik”, tha ai 

edi rama

Sondazh

Poll