Politike

A do ulet në tryezë për negociata me kreun e PS? Berisha: Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove

Berisha tha se e vetmja gjë që duhet bërë është respektimi i Kushteutës.

22 Nëntor 2023, 12:48 Nga A.B
A do ulet në tryezë për negociata me kreun e PS? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaraur se s’ka forcë që do e pengojë në aksionin e tij, duke e konsideruar një betejë jetë a vdekje për Kushtetutën. Teksa u pyet se nëse do të ulet në negociata me Ramën, ai u shpreh se s’kanë për çfarë bisedojnë duke shtuar se e vetmja gjë që duhet bërë është respektimi i Kushteutës.

"E patë se si ai tym, shumë ngjyrës u shndërrua në një ylber në një dritë botërore për të vërtetë për opozitën dhe blozën për Ramën dhe Lindën e tij në Parlament, edhe sot lajmet vazhdojnë. Çfarë negociata, po përkojmë gjë ekstra përveç Kushtetutës. Nuk ka nevojë për negociata, të shpallet vendimi i zbatimit të Kushtetutës. Që opozitës nuk mund ti preket përfaqësuesi që përcakton vetë. S’ka ndodhur që përfaqësuesi në Komision Parlamentar ta përcaktojë qeveria. Është kthyer në genin e etërve të tij xhelatë të diktaturës komuniste. Si mund të bëhet, kjo s’ka lidhje me parlamentin. Si mund të shkruajë një kriminel në tavolinë nenin e Kushtetutës. E panë se si e mbrojnë dhe jemi të vendosur. Si mund të pranojë të ulet një gjykatëse kriminele që fshihet prapa krimit të vet dhe të thotë duke tejkaluar Kushtetutën merr këtë apo vendim, Është puç kushtetues.

Kjo është ushqim për betejë, ndihem komod dhe më i përkushtuar, Jam ish-president, ish-kryeministër dhe s’ka forcë që më pengon. Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove. Është betejë për jetë a vdekje për Kushtetutën, do e fitojmë"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll