Aktualitet

Apeli i GJKKO liroi Malltezin, Prokuroria e Posaçme rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

22 Nëntor 2023, 11:44 Nga A.B
Apeli i GJKKO liroi Malltezin, Prokuroria e Posaçme rekurs në
Jamarber Malltezi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Jamarbër Malltezit nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Një ditë më parë Apeli liroi nga burgu Jamarbër Malltezin dhe la në fuqi masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtarja argumentoi për dhënien e vendimit se Malltezi nuk mund të prishë provat dhe nuk ka rrezik të largohet jashtë vendit. 

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. SPAK thotë se ai ka përfituar 5.4 milionë Euro gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha./Dosja.al

jamarber malltezi

Sondazh

Poll