Aktualitet

Ministria e Drejtësisë i dërgon dosjen Turqisë, kërkon ekstradimin e Dritan Rexhepit

Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e Rexhepit, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.

22 Nëntor 2023, 10:46 Nga A.B
Ministria e Drejtësisë i dërgon dosjen Turqisë, kërkon
Dritan Rexhepi

TIRANË- Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua javë më parë në Stamboll.  Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ditën e sotme Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të Rexhepit. Ky i fundit u arrestua disa ditë më parë në Stamboll te Turqisë.

Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e Rexhepit, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.

Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë:

“Njoftim! Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”

dritan rexhepi

Sondazh

Poll