Aktualitet

Nis takimi i liderëve të Evropës Juglindore, Rama: Luftërat dhe krizat po rrezikojnë rajonin tonë (VIDEO)

Para nisjes së takimit, kryeministri Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e bekuar të alfabetit.

22 Nëntor 2023, 10:51 Nga r.ll
Nis takimi i liderëve të Evropës Juglindore, Rama: Luftërat
edi rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore. Para nisjes së takimit, kryeministri Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e bekuar të alfabetit. Ai u shpreh se ky takim është i rëndësishëm pasi vjen në një kohë kur luftërat dhe krizat mund të rrezikojnë edhe rajonin tonë.

"Dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të Alfabetit. Për ne nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu, kur për të gjithë është  një moment luftrash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë. Vijmë në një moment kur të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll