Aktualitet

Lëvizte me pistoletë me vete në rrugët e Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari (VIDEO)

Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

22 Nëntor 2023, 09:32 Nga A.B
Lëvizte me pistoletë me vete në rrugët e Durrësit,
Momenti i arrestimit

DURRËS- Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit 'Sundimi i Ligjit'. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll