Aktualitet

Mbetën të plagosur në aksident në Sarandë, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës (EMRAT)

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

22 Nëntor 2023, 08:37 Nga A.B
Mbetën të plagosur në aksident në Sarandë, 3 të
Aksidenti

TIRANË- Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua./Dosja.al

aksident ne sarande orest kalo arjol dervishaj

Sondazh

Poll