Aktualitet

Aksident me vdekje në Kavajë, 27-vjeçari përplas një person me makinë

Nga përplasja, këmbësori ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi është dërguar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

21 Nëntor 2023, 21:55 Nga I.A
Aksident me vdekje në Kavajë, 27-vjeçari përplas një
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar. Nga përplasja, këmbësori ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi është dërguar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

aksident ne kavaje

Sondazh

Poll