Aktualitet

Gjokutaj: Të enjten, seanca për shuarjen e masës ndaj Berishës

Të enjten do të zhvillohet seanca për shuarjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

21 Nëntor 2023, 11:37 Nga A.B
Gjokutaj: Të enjten, seanca për shuarjen e masës ndaj
Avokati

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit me relatore Ilirjana Olldashin, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Maltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie. Lajmin e dha avokati Genc Gjokutaj, i cili po ashtu njoftoi para mediave se të enjten do të zhvillohet seanca për shuarjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

GjokutajGjykata shpalli vendimin duke miratuar për pjesën e z. Berisha dhe duke ndryshuar pjesën për Jamarbër Malltezin dhe duke caktuar masë sigurimi, atë të arrestit në shtëpi;  Jamarbër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti dhe unë nuk dua të shtyhem më tutje. Që kjo çështje është politike, po bëj me dije edhe këtë faqe të kallëzimit, në të cilin keni edhe kallëzimin, edhe regjistrimin e procedimit brenda një dite. Është e pamundur që për çështje të tilla voluminoze, brenda një dite kalendarike pune, të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal. Ne do të vazhdojmë betejën ligjore. Siç ju thashë, gjykimi dje u karakterizua nga një gjuhë e drunjtë e prokurorisë dhe një heshtje e gjykatëses, e cila në atë pozicionin e vet nuk ka rol aktiv.

Pyetje: Z. Gjokutaj, z. Berisha nuk po e zbaton vendimin e SPAK për t’u paraqitur para Prokurorisë së Posaçme. A përbën shkak kjo që ndaj z. Berisha të kërkohet një masë më e ashpër sigurie?

GjokutajAshpërsimi i masave të sigurimit ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Z. Berisha nuk ka rrezik që të ikë. Siç ju thashë, dy herë në javë është në parlament, ndërkohë që prokuroria e kërkon njëherë në dy javë.  Por nuk është ky problemi. Problemi ëhstë ligjor, që ajo masë, detyrim paraqitje, rrjedh  nga një proces antikushtetues dhe antiprocedurial penal.

sali berisha

Sondazh

Poll