Aktualitet

Makina përplas motorin në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset një person

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit rreth 48 vjeç i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

21 Nëntor 2023, 10:36 Nga r.ll
Makina përplas motorin në aksin Pogradec-Qafë Thanë,
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Sipas informacioneve policore aksidentika ndodhur pranë fshatit Buqezë, ku një automjet tip “Opel” ka përplasur një motomjet.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit rreth 48 vjeç i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit rreth 27 vjeç po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

aksident ne pogradec- qafe thane

Sondazh

Poll