Aktualitet

Plani për vrasjen u zbërthye/ Oficerja e Interpol jepte informacion për dy vëllezërit që jetonin në Britani

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. 

21 Nëntor 2023, 10:06 Nga r.ll
Plani për vrasjen u zbërthye/ Oficerja e Interpol jepte informacion
jonida babameto

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër-arreste. Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. 

E përfshirë në këtë grup kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Babameto mësohet se gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për pazaret e drogës.

Një tjetër person i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

jonida babameto bujar germizi besmir mustafi

Sondazh

Poll