Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë, dëmtohen xhamat e biznesit

Dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

21 Nëntor 2023, 10:09 Nga A.B
Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë,
Policia

TIRANË- Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë). Dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Pronari i lokalit në Laprakë, afër të cilit shpërtheu lënda plasëse, ka mohuar të ketë probleme me persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shperthim ne laprake shperthim

Sondazh

Poll