Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy makina, plagosen disa persona

Mësohet se në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

19 Nëntor 2023, 21:46 Nga r.ll
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy makina, plagosen disa
foto ilustruese

PATOS- Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend.

Mësohet se në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë dyshohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe tre ambulanca të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal te Fierit.

Kujtojmë se ky është aksidenti i katërt i ndodhur ditën e sotme. Disa persona kanë mbetur të plagosur nga aksidentet, ndërsa një 77-vjeçar në Nikël ndërroi jetë në vendngjarje nga përplasja e një makine. 

aksident ne fier-patos

Sondazh

Poll