Aktualitet

Aksident në Maliq/ Makina përplas motorin, dy persona transportohen në spital

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veliternë, dhe si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motorit 17 vjeç dhe pasagjeri

19 Nëntor 2023, 18:47 Nga r.ll
Aksident në Maliq/ Makina përplas motorin, dy persona transportohen
foto ilustruese

MALIQ- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një automjet ka përplasur një motor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veliternë, dhe si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motorit 17 vjeç dhe pasagjeri.

Dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e plotë shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll