Aktualitet

Shtirej si Erion Veliaj! “Më duhen 200 mijë euro”, si u shantazhua biznesmeni i miellit “Prima” nga “zyrtari”

42-vjeçari banues në Kamëz, ka telefonuar biznesmenin Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit "Prima", në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

19 Nëntor 2023, 12:50 Nga A.B
Shtirej si Erion Veliaj! “Më duhen 200 mijë euro”, si u
Biznesmeni dhe Veliaj

TIRANË- Arjan Bllacaj, është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka tentuar që t’i marrë një biznesmeni shumë prej 200 mijë eurosh, duke u hequr si një zyrtar i lartë. 42-vjeçari banues në Kamëz, ka telefonuar biznesmenin Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit "Prima", në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Pas këtij skenari mashtrimi fshihet Florian Gjergji, i kërkuar më parë nga policia e Tiranës për të njëjtën vepër penale. Vetë Florian Gjergji rezulton të jetë jashtë tërritorit të vendit, në Gjermani.

Florian Gjergji është një emër i njohur për policinë, pasi rreth një muaj më parë 40-vjeçari u rishfaq në një skenë të ngjashme mashtrimi me biznesmenët në Tiranës duke u kamufluar si zyrtar të lartë. Më 29 shtator, preh e mashtrimit të shkodranit ishte biznesmeni Aleksandër Gavoçi, të cilit iu kërkua shuma 70 mijë euro, shtirur si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./Dosja.al

arjan bllacaj

Sondazh

Poll